OSBE/ODIHR: Publikimi i të dhënave personale ishte nje shkelje e rëndë
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR është duke mbajtur konferencën e parë dhe paraprake për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri.
Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.
Gjatë fjalës së tij, Z. Guliyev vuri në dukje problematikën për publikimin e të dhënave nga ana e Partisë Socialiste.
Sa i përket teknologjisë në zgjedhje, misioni i ODIHR vlerëson se votimi dhe numërimi elektronik ishte përgjithësisht eficent, ndërsa shtuan se nëse përdoren më shumë mund të rritet edhe besimi i publikut.
KQZ, sipas Guliyev e përmbushi pjesën më të madhe të detyrimeve të sa, u tregua transparent dhe gëzoi besimin e të gjithë aktorëve. Në konferencë u adresua edhe fenomeni i shit-blerjes së votës, ndërsa u vlerësua se “ministrat bënë fushatë, qeveria përfitoi dhe u bë presion mbi administratën”.