Hetimi i SPAK për krimet zgjedhore, Kim: Prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas njoftimit se SPAK është duke hetuar disa krime zgjedhore lidhur me fushatën zgjedhore të 25 prillit 2021. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim e vlerëson SPAK për këtë vendim, teksa nxit dhe prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas saj ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e votës duhet të ndiqen penalisht. “Shumë mirë që shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”- shkruan Kim.
Please follow and like us: