PD i kërkon KQZ gjithë dokumentacionin e zgjedhjeve parlamentare
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për parregullsitë e regjistruara gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.
Për këtë arsye, Ivi Kaso i kërkon KQZ t’i verë në dispozicion kamerat në QV dhe KZAZ të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik dhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik dhe listës së zgjedhësve.
Please follow and like us: