Aplikacioni që ju mbron celularin nga spiunët, patronazhistët, vemjet
Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka. Por, hakerat mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të përgjuar celularin tuaj.
Një nga mënyra është përmes një pajisje fizike, të quajtur ‘Cellebrite Physical Analyzer’. Kjo pajisje përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga hakerat, raporton “The Sun”. Për të hyrë në iPhone, duhet që kjo pajisje të lidhet fizikisht me telefonin, e skanon dhe krijon një kopje. Megjithatë, për të parandaluar vjedhjen e të dhënave apo përgjimin edhe në këtë mënyrë, ka një metodë tjetër që e parandalon. Është aplikacioni i mesazheve Signal, i cili është rivali i WhatsApp. Ky aplikacion është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mbrojtje shumë të lartë të sigurisë së mesazheve. Përpos kësaj, zhvilluesit e Signal kanë përdorur një kod për ndërtimin e këtij aplikacioni që shkatërron edhe sistemin e pajisjes ‘Cellebrite Physical Analyzer’, duke e bllokuar këtë që të ndërhyjë në të dhënat personale të iPhone. Për të rritur sigurinë në celularin tuaj iPhone, mjafton që të shkarkoni aplikacionin Signal. Madje nuk është e nevojshme as që ta përdorni si aplikacionin kryesor të mesazheve, pasi mbrojtja e telefonit tuaj përmes këtij aplikacioni funksionon. Hakerat mund të gjejnë edhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në celularin tuaj, kështu që jini të kujdesshëm ndaj mesazheve apo emaileve të dyshimta që ju vijnë.