Medikamenti izraelit që e zhduk Covid-19 për 5 ditë
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë ka folur për një medikament që po studiohet i cili mund të shërojë brenda 5 ditëve simptomat e COVID.
Medikamenti quhet EXO-CD24 dhe ai fillimisht është përdorur për trajtimin e kancerit.
29 persona të testuar, mjekja tha se janë shëruar.
“Përpjekjet tona nuk do mbeten vetëm te vaksinimi. Duhet të mendojmë për ato që e kalojnë covid keq. Për kategorinë e rasteve të rënda me covid po punohet për 1 mendikament që shëron brenda 5 ditëve simptomat e covid. EXO-CD24 është medikament i ri që ka filluar të studiohet në Izrael fillimisht. Hyn te medikamentet kundër kancerit. Te ai grup pacientësh që janë testuar ka patur sukses. Nga 50 që e kanë marrë 29 janë shëruar brenda 5 ditëve. Ky është një lajm i mirë”, shtoi ajo.
Duke folur për vijimin e pandemisë mjekja se çdo vit qytetarët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen.
“Është e detyrueshme për të ardhmen që çdo vit qytetarët të vaksinohen sikundër vaksinohen edhe ndaj gripit normal. Veçanërisht ata mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese”, tha ajo.