Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Bill dhe Melinda Gates flisnin për sekretin e martesës së lumtur dhe nuk dëgjuan fjalën e patronazhistëve

 

Themeluesit e fondacionit më të madh në botë dhe një nga çiftet më të pasura, presidenti i kompanise Microsoft, Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda krejt papritur me anë të një postimi në Twitter treguan se ata po divorcoheshin. “Pas shumë mendimesh dhe shumë punë në marrëdhëniet tona, ne morëm vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, njoftoi Bill Gates në Twitter. Ata ishin të martuar prej 27 vitesh dhe shpesh herë Melinda Gates ka folur dhe për sekretin e një marrëdhënie të gjatë. Në një intervistë për Busisnnes Insider një vit më parë filantropia Melinda dëshmoi se të qenit miliardierë nuk i ndalonte të tërheqin lumturinë nga momente të thjeshta të jetës. Në fakt këto momente të thjeshta sipas Melindës e bënin lidhjen e tyre të fortë. Ajo zbuloi se përkundër orarit të tyre të zënë ata gjenin kohën për të larë dhe enet së bashku çdo natë dhe këtë ritual nuk e kishin prishur për një kohë të gjatë. Gjithashtu ajo shprehej se një nga gurët e themelit të fortë dhe të shëndetshëm në një martesë është ekulibri. Nëna e tre fëmijëve besonte se kur të dy partnerët ndanjë përgjegjësit së bashku, kjo i shton vlerë marrëdhënies dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për të edukuar familjen. Ndërsa Bill shprehej:  “Ne jemi dakord për çështjet e mëdha. Mosmarrëveshjet tona të rastit këto ditë janë mbi taktikat. Për shkak se unë kam qenë një personazh publik më gjatë, dhe sepse unë jam një burrë, disa njerëz supozojnë se unë jam duke marrë vendimet e mëdha. Asnjëherë nuk ka qenë kështu”, shkruante ai në letrën e hapur vjetore të çiftit. Arsyeja specifike prapa vendimit të çiftit për t’u divorcuar pas 27 vitesh rrugë të përbashkët dhe punë të rëndësishme bamirësie mbetet një mister.  Kujtojmë që çifti u martua në një ceremoni miliona dollarëshe në Hawaii.  Për ta mbajtur sekret ngjarjen, Bill bleu të gjithë hotelin dhe rezervoi të gjithë helikopterët në ishullin Maui për t’u siguruar që asnjë paparac e patronazhist nuk mund të ndërhynte. Por ata nuk u shpëtuan dot patronazhistëve, madje njëri prej tyre kishte deklaruar se “ne ju vëzhgojmë, ju ndjekim kudo që shkoni; ju nuk jeni aq të lumtur dhe një ditë nuk do të jeni bashkë”.

Please follow and like us: