Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti Amar, letër ambasadorit Canaj: Shmangia e Taksimit të Dyfishtë rrit investimet izraelite në Shqipëri

Deputeti Hamad Amar, njëherësh edhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri, pas nënshkrimit të Konventës për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Evazionit midis dy vendeve, i ka dërguar një letër me vlerësime ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje do të ndihmojë në inkurajimin e investimeve reciproke dhe do të çojë në rritje e aktiviteteve ekonimike izraelite në Shqipëri”, shkruan Amar.

Letra e plotë

“Shkëlqesia juaj,

Më lejoni t’iu përshëndes për nënshkrimin e konventës së taksave midis Izraelit dhe Shqipërisë. Unë jam i vetëdijshëm se sa shumë ju keni punuar për të arritur këtë marrëveshke gjatë punës suaj, dhe jam i kënaqur të shikoj se përpjekjet tuaja janë të frytshme.

Unë nuk kam asnjë dyshim se kjo marrëveshje do të ndihmojë në inkurajimin e investimeve reciproke dhe do të çojë në rritje e aktiviteteve ekonomike izraelite në Shqipëri. Gjithashtu unë jam i bindur se kjo marrëveshje përfaqëson një hap më shumë në fuqizimin e lidhjeve midis dy vendeve tona, dhe unë shpresoj që bashkëpunimi do të rifillojë në nivelin ndërparlamentar në të ardhemen e afërt, sapo situata politike këtu në Izrael të stabilizohet”, shkruan në letrën e tij deputeti Hamad Amar, kreu i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Please follow and like us: