Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: NAIMIT

Brinjët e dala
Në gjoksin e Naimit
U bënë flatrat e Shqiponjës së Flamurit
Midis këtyre brinjëve gjaku ynë rrodhi
I vjetër që nga koha e gurit.
Përtej këtyre brinjëve aq të holla
Fare lehtë mund të shiheshin mushkëritë
tek po thithnin burimet e maleve,
kaltërsitë.
Mund të shihje si ngjizeshin
Të forta dhe të bukura
Motivet thellë në gjak, në asht, indeve…
Në ato brinjë mavija e muzgët e maleve,
te ai gjak rrezja e pritur e agimeve.
Brinjët e holla e të dala
Në gjoksin e poetit
U bënë flatra për Shqiponjën e Flamurit.
Me ato flatra ai udhëton drejt nesh
bën udhë në zemrën e foshnjës dhe të burrit.
Please follow and like us: