Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Muharremi Beja: Shkallët

Qarkuar zhurmash zgjoj dhe sot mëngjesin
e brenda ndjej boshin e së djeshmes,
lodhjen e vonë,
zhgënjyer nga paga lajkatare…
Sërish ngjit shkallët e një teatri të rremë
të pakohë,
pa të ardhme,
pa destinacion,
ku buratinë të tjerë të pafajshëm
kafshojnë pilula të hidhura hipokrizie
lakmisë që s’ngopet,
orëve që s’ ndalojnë,
duke lënë pas një jetë
ndonëse më të varfër
por njëmijë herë më e mirë…
Please follow and like us: