Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Pse hesht Akademia e Shkencave për të zhdukurit në diktaturë?

Deri kur do të vazhdojë “Akademia e Shkencave e Shqipërisë” mos me na e tregue shifren e saktë t’atyne shqiptarëve që janë vra, zhdukë me gjyq e pa gjyq ndër hetuesi e burgje, kampe shfarosje dhe interrnimi, ndër kufij dhe reparte ushtarake dhe me qinda malsorë të zhdukun ndër Malet e Veriut ndër lumej e prroska, nga viti i zi 1944 e deri në 1991, nga tiranët e Tiranës komuniste Ever Hoxha dhe Ramiz Alia, dy të pashoq në histori si vrastar’ e terroristët barbarë e kriminela?
Sa mija Shqiptarë varrosi komunizmi pashenj te koka?
Deri kur Kuvendi Popullor do të vazhdojnë mos me ua prekë tituj e dekorata, prona dhe kapitale në banka të hueja si dhe, të drejten e trashigimtarve të tyne “me vazhdue me rjepë pasuninë e plaçkitun të Popullit”?
Historia e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk mund të njolloset nga penat e ndryshkuna dhe të thyeme të agjentave të sigurimit komunist,të tiranve të ndytë Ever Hoxha e Ramiz Alia me shokët sllavë dhe… paraardhësit e tyne, që na nxorën nga Europa…
Melbourne, 11 Qershor 2021.

Please follow and like us: