Albspirit

Media/News/Publishing

Presidentja Osmani priti në takim senatoren amerikane, Joni Ernst

Prishtinë, 3 korrik 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të shtunën në takim Senatoren amerikane Joni Ernst.

Zonja Osmani, në njoftimin që e ka publikuar në Facebook, ka njoftuar se me senatoren Ernst ka boseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në veçanti për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera”, ka shkruar Osmani.

Në postimin e saj në Twitter, Presidentja  Osmani e ka cilësuar si “të mahnitshëm” bashkëpunimin mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, të cilin zonja Ernst e përfaqëson në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

“Sot kisha kënaqësinë të prisja Senatoren Joni Ernst, për të diskutuar për partneritetin e mahnitshëm midis Shtetit të mrekullueshëm të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi ynë ka qenë transformues për Kosovën dhe FSK-në. Ne shpresojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në fusha të tjera”, ka shkruar zonja Osmani.

Please follow and like us: