Albspirit

Media/News/Publishing

Arqile Garo: KUR VË…

Kur vë femra në drejtim,

kur vë gruan që mjel delet,

kur vë zonja pa dallim.

Kur vë shteti vetë themelet.

Kur vë? Mbetet, atje ngelet!

 

Kur vë Mira firmë në letër,

kur vë Zana vulë në fund,

kur vë Yllka mend, patjetër,

kur vë Tonja minifund.

Kur vë? Mbeti, e më s’ e tund!

 

Kur vë biondja sokëllimën,

kur vë brunia buzëkuqe,

kur vë shefja ulërimën,

kur vë tjetra racë me huqe.

Kur vë? Me këpucë të kuqe!

 

Kur vë vetë kryeministri,

kur vë ti, kur vë dhe unë,

kur vë Majën tek kapistri,

kur vë Lika miq në punë,

Kur vë? Ike! Ti haç munë!

 

Kur vë sojin, farefisin,

kur vë motrën, a një prind,

kur vë një, që luan Sisin,

kur vë një, që thotë: – jam xhind.

Kur vë? S’ bëhesh dot, por lind!

 

Kur vë? Rri, a skuq patate.

Kur vë? Rri, a bën sehir.

Kur vë? Rri, mos mbaj inate.

Kur vë? Rri, në errësirë.

Kur vë? Rri! A ç’ ta bën mirë!

 

Janninë, gusht 2021.

 

Shënim i autorit: Për të shmangur çdo keqkuptim “kur vë”, këtu, përdoret në kuptimin “kur emëron, kur vë dike në një post, në një vend pune”.

Please follow and like us: