Albspirit

Media/News/Publishing

Para pandemisë/Thënie të famshme nga shkrimtarë të shquar

  1. Zhozef Konrad: “Shkrimtari shkruan zakonisht vetëm gjysmën e librit, me gjysmën tjetër merret lexuesi …”.
  2. Luçiano De Kreshenco: “Për të kuptuar ndryshimin midis leximit të një historie në internet dhe asaj në një libër, thjesht mbyllni sytë dhe vendosni pëllëmbën e dorës fillimisht mbi ekran dhe më pas mbi faqen e librit. Kontakti me letrën, do të na bëjë ta kuptojmë ndryshimin…”.
  3. Umberto Eko: “Librat respektohen duke i përdorur dhe jo duke i lënë të dergjen nëpër rafte…”.
  4. Johan Volfgang Gëte: “Disa libra duket se janë shkruar jo që të mësosh diçka prej tyre, por që të dihet se autori dinte diçka…”.
  5. Herman Hes: “Armiqtë e librave të mirë dhe shijes së mirë nuk janë ata që përçmojnë librat, por ata që lexojnë gjithçka…”.
  6. Franc Kafka: “Një libër duhet të jetë si një sëpatë për të çarë detin e ngrirë që gjendet brenda nesh…”.
  7. Sharls-Lui dë Monteskje: “Natyra e kishte rregulluar me mençuri që marrëzitë e njerëzve të ishin kalimtare, dhe ja ku librat i bënë ato të pavdekshme…”.
  8. Marsel Prust: “Ndoshta nuk ka ditë të adoleshencës sonë që janë jetuar me aq shumë plotësi,sesa ato të kaluara në shoqërinë e librit tonë të preferuar …”.
  9. Mark Tuein: “Në këtë botë ka njerëz që janë aq të aftë sa të shkruajnë dy libra në të njëjtën kohë:të parin dhe të fundit …”.
  10. Oskar Ualjd: “Nuk ka libra moralë apo imoralë. Librat janë të shkruar mirë ose keq. Kjo është e gjitha…”.
  11. Karlos Ruiz Zafon: “Librat janë pasqyra: Ato pasqyrojnë atë që kemi brenda nesh…”.
  12. Emil Zola: “Bota është plot me njerëz të mirë. Kur je i sinqertë dhe punon, shpërblimi vjen gjithmonë…”.
  13. Gabriel Garsia Markez: “Nuk ka asnjë akt më të shkëlqyer të lirisë individuale, sesa të ulesh për të shpikur botën përpara një makine shkrimi…”.

 

Please follow and like us: