Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasja e Xheni Karaj të LGBT me pastorin e famshëm Akil Pano shkon në një fund të lumtur

Një debat i ndodhur kohë më parë, mes Pastorit Akil Pano dhe përfaqësueses së komunitetit të LGBT, Xheni Karaj, ka përfunduar në një ankesë.

 E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” në “News 24”, Xheni tregoi se nga ankesa e bërë, pret që të mos ketë të dënuar, por persona të ndërgjegjësuar. Ajo tha ndër të tjera se gjithsecili është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij dhe kjo gjë duhet respektuar e jo paragjykuar.
“Ne do të kemi një proces që do të jetë një proces sa më i drejtë, më pas kemi një seancë dëgjimore. Kemi seancën me Pastorin dhe zonjën Blerta. Seanca e parë e skaloi pak edhe për shkak të avokatit të palës tjetër që arriti në sulme personale. Rëndësi ka që procesi të jetë i drejtë në legjislacionin shqiptar. Qëllimi i ankesës ky ishte, jo të dënohen persona, por të ndërgjegjësohen njerëzit.

Kur je personazh publik ke mendim kundër, do e shprehësh atë. M’u vu në gojë që të hiqet fjala nënë që është absurde. Këto duhet të shmangim ne, për të treguar që gjëra të tilla kanë komplikacione në jetën e individëve. E rëndësishme është të ketë mirëkuptim, e të respektojmë njëri-tjetrin për atë që jemi dhe përfaqësojmë”, tha Karaj.

Please follow and like us: