Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Arrestimi i At Meshkallës në Institutin Pedagogjik në Shkodër

 

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue. Para se t’a arrestonin ai ka ju thanë: “Unë them se me këte luftë kundër fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botëssë cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni”. Asnjëherë nuk ka me kuptue bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale të shkretin Popullin tonë Shqiptar komunistët. Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”… (Të dokumentueme prej PPSh). Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbarë, që nuk kishte cep pa e mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi, qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh, fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që shërbenin  për kalbëzimin e jetës së rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”. Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë, madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9 qershor 1973, në Shkodër hapet “Muzeu Ateist”. Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë botën”. Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me vete…Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhëshme…R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG – SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist!  Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva… A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij? Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa vrau? Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë Ateiste…Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit, një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit! E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990.

Melbourne, 25 Shtator 2021. 

Please follow and like us: