Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Demiraj: Reciprociteti, shërbimi inteligjent serb dhe ndikimi i Rusisë

Duke ndjekur me vëmendje ngjarjet dhe protestat e paligjshme të shtetasve të Republikës së Kosovës me etni serbe, të organizuar dhe dirigjuar nga shërbimet inteligjente serbe, deklaroj se përfshirja që nga mbrëmja e djeshme e mercenarëve me precedentë kriminalë dhe background militar me origjinë nga Rusia nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës së tensionuar në kufirin verior të Kosovës. Ndërkohë që mbështesim në maksimum vendimin e kryeministrit Kurti, për zbatimin e parimit demokratik të reciprocitetit i bëjmë thirrje autoriteteve dhe shërbimeve destabilizuese sekrete dhe trupave të xhandarmarisë serbe të mos provokojnë forcat e policisë së Kosovës. Prania e mercenarëve rusë të cilët përdoren nga administrata e Rusisë për të destabilizuar në vazhdimësi si në rastin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në vende të tjera të Ballkanit, tregon se Beogradi e ka shumë të vështirë të distancohet nga ndikimi dhe urdhërat e Rusisë në rajon. Ky është një fakt shqetësues të cilin qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet ta denoncojë këtë shkelje të sovranitetit në të gjithë forumet dhe organizatat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë edhe diaspora shqiptare në Amerikë do të bëjë çdo përpjekje për informimin dhe sensibilizimin e administratës amerikane dhe Kongresin Amerikan në lidhje me veprimtarinë destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë në Kosovë. Si përfundim, mbështesim me forcë policinë e Kosovës si dhe i bëjmë thirrje të gjithë faktorit shqiptar për të ruajtur qetësinë dhe për të kontribuar në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve në pikat kufitare me Serbinë duke respektuar marrëveshjet dhe rregullat ndërkombëtare sipas standarteve europiane dhe demokratike./gazeta dielli

Please follow and like us: