Ilir Levonja: Langojtë stalinistë
Ku është ndryshimi midis vulistëve dhe frymës në sallat e Foltores? Nëse në sallat e Foltores Berisha kërkon rregullisht ndjesë, vulistët pyesin se çfarë bëri deri dje Saliu? Ore, po thotë gabova, kam gabuar, ejani ta ndreqim. Jo, po, ku ishe deri dje. Ku u mbyte. Ja ky është Luli. Nga ana tjetër vet Luli kurrë nuk ka guximin t’u thotë demokratëve sikur një herë të vetme, ndjesë…, për çfarë kam humbur deri sot. Nga ana tjetër, jo për gjë, por me sukses të plot, po ua fut demokratëve, po i ndanë, copëton, shkatërron, shkurt po tall menderen me ata. Nëse në sallat e Foltores, Berisha sqaron dhe kërkon që proçesi të jetë më i rëndësishëm se emri. Vulistët kërcënojnë demokratët me Amerikën. Nuk mund të qeverisim nesër me një person të shpallur non grata, nuk na e fal Amerika, thirrini mendjes. Ore zotëri, ti po na mashtron sot, fillimisht duke na thënë se zgjedhjet t’i vodhën kur ti i humbe. Dhe kurrë nuk shance për t’i fituar. Lëre Amerikën mënjanë. Madje sa për kujtesë, këtë ultimatum ia bënë qarqet edhe politikës në Kosovë. Në marsin e 2020-ës, Isa Mustafa, lideri në pension i LDK, prishi koalicionin me Albin Kurtin për shkak të gjoja Amerikës. Nuk vinin në pushtet pa Amerikën, as LDK e as Vetëvendosja. Mirëpo ja që ndodhi, LDK gati u shpërbë ndërsa Vetëvendosja dhe Albin Kurti fituan bindshëm, e, po qeverisin sot. E fundit në këtë pikë, lëri shqiptarët të vendosin se e duan apo ajo Sali Berishën të qeverisi. Se Amerika ta garantoj unë, nëse fiton Saliu, do i japi dorën. Biles publikisht. Por nuk është ky problemi. Ti Babale dhe ju bashistë, nuk keni hallin as të Saliut, të shqiptarëve jo e jo, por të bythës suaj. Flisni studiove për moralin e Berishës kur jeni vet faqja e zezë e demokratëve. Nëse në sallat e Foltores, janë rrëzuar mitet, vulistët nëpër studio nënqeshin, tallen se kanë vulën dhe selinë. Si nuk e kuptuat se forcë politike nuk të bën as njëra e as tjetra. E kam thënë shpesh, dilni dhe mbushini sallat. Eshtë fare e thjeshtë, boll me dokrra babalesh. Nëse në sallat e Foltores po del sheshit se sa të pa përfaqësuar janë demokratët, vulistët akoma janë pro listave me shifra dhe jo me emra. Nëse në sallat e Foltores po kërkohet me ngulm përfaqësimi lokal, vulistat po i mëshojnë listave të mbyllura. Madje janë palë në këtë mëkat klasik ku forcohet kulti i individit. Flenë me endrra, se kështu si po qeveris Rama me tre mandate, nesër do u vi radha atyre, pse jo, me katër a pesë mandate. Pika babaleve dhe kompanisë së dështakëve.
Nëse në Foltore kërkohet të nisin protestat pa kompromis, për të rrëzuar një regjim, ku ka dështuar gjithçka, ekonomia, shqiptaria mes dy shteteve tanë, ka degraduar morali, ka vdekur siguria, nuk ka prespektivë, madje ka rënë edhe numri i popullsisë…, babalet miratojnë borxhin publik në këmbë. Kërkojnë vetting politik, ndryshime kushtetuese, një KQZ penaliste etj. Këta nuk janë, jo demokratë, por ca langonjë stalinistë më të zinj se të gjitha ato gjoja të zezat e Sali Berishës.
Please follow and like us: