Albspirit

Media/News/Publishing

Charles Bukovski: Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj

“Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj”
S’rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.
Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di.

Ke projekte?
Buzëqesh dot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do të shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?

Do të më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk ke.
Dhe atëherë rrimë e presim më kot.

Dhe mendomë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj
çdo ditë që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh,
janë dy gjëra të ndryshme.
Dhe unë të mendoj,
Po s’të kërkoj.

Please follow and like us: