Odise Kote: MBI FAQET RRITET MJEKËR
Kur fatit nisur, krejt i vetëm,
se s’kish askund udh’ikje tjetër.
Si farë hedhur përmbi dhera
të mbiu kris, mbi faqet mjekër.
Se pritje e gjatë që lodh dhe gurin,
harron harrim, harron dhe jetën.
Nuk vdes fëmija brenda burrit,
dhe pse mbi faqet rritet mjekër.
Ta plasi buzën, krusmë e egër
në ajz të lotit, rrënim – shkretim.
Mbi faqet nxin e gjora mjekër,
si një kokëçarje, një tërbim.
Ta thyejnë velën kur fryn stuhi,
rrezik – mëkat, zakon i vjetër.
Si çdo kimerë me komedi,
ka dramë e gjak në faqen tjetër.
Zhgënjim a kuturu s’e di,
ky trill e histori me mjekër…
Please follow and like us: