LE FRANÇAIS (1903) /KONKURS MIDIS SKULPTORËVE ITALIANË DHE TË HUAJ PËR NDËRTIMIN E NJË MONUMENTI PËR JERONIM DE RADËN
Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2022
“Le Français” ka botuar, të martën e 17 marsit 1903, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me ndërtimin e një monumenti për patriotin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar Jeronim De Rada, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një monument për Jeronim de Radën.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Me iniciativën e princit Aladro Kastriota, pretendent për fronin e Shqipërisë, është formuar një komitet për t’i ngritur një monument, ndoshta në Catanzaro, patriotit dhe shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, i cili ndërroi jetë më 28 shkurt pranë Cosenza-s dhe të gjithë jetën e tij ia kushtoi rindërtimit të kombësisë shqiptare.
Për planin e monumentit, për të cilin do të paguajë Princi Kastriota, do të hapet një konkurs midis skulptorëve italianë dhe të huaj.