Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa: “Parfumi, çelësi i kujtimeve tona”

(Dedikuar koleksionit më të ri të parfumeve, pjesë e biznesit tim “ambrascollection”).
Për disa, një aromë është prekja përfundimtare pas make up-it ose “kurorëzimi” në fund të ritualit tonë të veshjes. Kështu tha Christian Dior: “Parfumi është një shenjë e identitetit femëror dhe prekja e fundit e stilit të saj”.
Ndërkohë aktorja amerikane, Blake Lively, ndihet gjithashtu në të njëjtën linjë: “Një nga gjërat e pakta që bëj çdo ditë është të vendos parfum. Nëse nuk jam e veshur “classy” apo nuk kam vendosur grim, unë thjesht vendos aromën time. Do të laj dhëmbët dhe do të vë parfumin tim”.
Për të tjerët është një pasion, sipas Serge Lutens: Parfumi është potencialisht një bartës për imagjinatën. Parfumi është është helm dhe dëshirë e pastër.
Unë i dashuroj aromat. Mund të udhëtoj në kohë, mund të lundroj në kujtime vetëm falë tyre. Sepse aroma ka fuqinë të ndryshojë gjëndjen tonë psikologjike.
Nëse dëshironi të relaksoheni dhe të çlodheni, vajrat esencialë dhe aromat e disa luleve dhe bimëve, si livando, jasemini ose sherebela, mund të bëjnë gjithashtu mrekulli.
Frances Mayes, autorja e librit “Nën diellin toskan”  e ilustron përvojën e saj të vajrave esenciale në mënyrën më të gjallë me këtë citim: “Sa herë që në dritare përhapet parfumi i pemëve portokall dhe limon; trupi i njeriut duhet të ndihet i mbushur me mirëqënie”.
Parfumi ka një cilësi transformuese që zgjon diçka tek të gjithë ne, nga admirimi i lëngut të çmuar brenda shisheve të bukura, te një aromë që mund t’ju teleportojë në një kohë ose vend për një çast.
 “Parfumi është çelësi i kujtimeve tona”.
Parfumi, është pjesë e identitetit të vajzës, gruas.
Ajo është e bukur, por është aroma e saj që e bën atë magjepsëse.
A keni kaluar ndonjëherë pranë një gruaje që ka aromë të mrekullueshme?
A mund të mbani mend mendimet dhe ndjenjat që u zgjuan si pasojë?
Parfumet janë shumë më tepër sesa thjesht një aromë.
Ata janë pasion dhe magjepsje… kanë fuqinë të ngjallin ndjenja dashurie, energjie, fuqie, lumturie, sensualiteti dhe paqeje.
Parfumi juaj është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar atë përshtypjen unike dhe të paharrueshme. Pse? Sepse kujtimet tona janë të lidhura shumë me shqisën e nuhatjes. Kjo është arsyeja pse disa aroma mund të rikthejnë kujtimet tuaja në një çast. Kujtime që mendonit se i kishit harruar…
Kur kombinoni personalitetin tuaj me aromën që i qëndron më shumë lëkurës tuaj, mund të jeni të sigurt se do të lini një përshtypje të paharrueshme.
Please follow and like us: