Albspirit

Media/News/Publishing

Frederik Ndoci: Dita e 40 e çdo viti më zgjon ndryshe

9 Shkurt.

Dita e 40 e çdo viti më zgjon ndryshe.

Sigurisht më të mplakur vende-vende…

Dilema a ishte gabim ardhja në këtë jetë, apo asht gabim me u harru për se ke ardh në këtë jetë.

Njerëzit bëjnë çmos të mos harrohen.

Të tregojnë se janë dikushi.

….unë njoh shumë edhe ti gjithashtu

Për shembull:

Edhe ai që shet votë, edhe ai që e blen!

Edhe ai që vritet në pritë, edhe atentatori.

Edhe ai që sapo martohet, edhe ai që sapo divorcohet.

Ai që rri besnik martesës, edhe ai që fle me tradhëtinë.

Ai që puth fëmijët nga xhami i burgut, edhe ai që i dëshiron pas xhamit të burgut!

Ai që e zë gjumi se kaloi drogën, edhe ai që ia kapën drogën!

Ai që bani do lekë të pista, edhe ai që i pastroi lekët e pista.

Ai që nxorri në trotuar motrën e dikuj, edhe ai që vrau motrën e vet në trotuar.

Ai që i ndenji prindërve afër një jete, edhe ai që nuk i flet as në telefon.

Ai që fle me bark plot, por s’e zën gjumi, edhe ai që nuk e merr gjumi se nuk hëngri disa ditë.

Ai që u var se nuk paguante borxhin e energjisë elektrike, edhe ai që e detyroi të varej.

Ai që vjedh bukë hhe ai që shpërdoron dhe shkel buken.

Ai që don dhe ai që urren.

Ai që dhuron një veshkë dhe ai që vjedh e shet fëmijë për organet e trupit.

Ai që humbet nga vjedhjet në zgjedhje dhe ai që fiton nga vjedhja e zgjedhjeve.

Ai që beson në pandemi dhe ai që e quan plandemi.

Ai që e sheh me sytë e logjikës se çfarë përmban vaksina brenda dhe ai që i beson vaksinës.

Ai që e vranë dhe u thanë familjarëve se vdiq nga Covid-19 dhe ai që i thanë shpëtove.

Ai që ec me këmbë dhe ai që e shtyjnë për të ecur.

Ai që blen tituj e famë dhe ai që është famoz dhe pret që të dekorohet pas vdekjes.

Ai që asht i drejtë dhe ai që i druhet drejtësisë.

Ai që e copton fetusin me fëmijën gjallë dhe ai që e le fëmijën e porsa lindur tek koshi i plehnave, (dikur i kanë pas lanë te dera e kishës).

Ai që i dërgon lule të dashurës për San Valentin dhe ai që e vret me gur bashkëshorten.

Ai që shembi kisha edhe ai që ndërton tempuj.

Ai që asht me Zotin edhe ai që asht me Lutciferrin.

E tjerë e të tjerë shtoni ju… miq.

Unë kam disa arësye që kam ardh në këtë jetë… mendoj se më kanë mbet edhe shumë gjana të bukra me nda me ju… që t’i shijoni përjetësisht.

64, numër personal ose 4×16.

Kalofshi një ditë të bukur.

F.N., 9 shkurt 12:02 a.m. 2022.

Please follow and like us: