Milazim Krasniqi: ISMAIL VLORA I PANJOHUR
Shpesh jam përpjekur ta kuptojë
atë botë të tijën të ftohtë si mermer,
atë dashuri prej babai të dhembshur
ndaj atdheut tonë të mjerë.
Nuk arrij ta lëvizë mjegullën
që e mbulon
ashtu e humb vullnetin, më saktë heq dorë,
përpiqem të gjej një temë më të lehtë,
në fund të fundit
kush jam unë ta kuptojë Ismail Vlorën
enigmën që nuk e kuptuan
as miqtë e as armiqtë.
Ky edhe qe fati i Shqipërisë
faktikisht.
Please follow and like us: