Albspirit

Media/News/Publishing

E turpshme/Akademia e Shkencave boton libër për gjoja genocid shqiptar ndaj serbëve

Akademia e Shkencave të Serbisë- SANU, ka nxjerr së fundmi në botim një libër të titulluar “Gjenocidi shqiptar kundër serbëve në shekullin 20”, e përkthyer në disa gjuhë të botës.

Për këtë libër thuhet se janë dhënë 100 mijë euro nga shteti serb.

Profesori Safet Hasani këtë e ka konsideruar si çmendurinë e radhës të popullit serb që sipas tij ata shesin më shumë gënjeshtra se sa të vërteta.

“Çmenduria serbe s’ka të ndalur! Akademia e Shkencave të Serbisë SANU, e cila është një grumbull të çmendurish, së fundmi kanë nxjerrë në botim një libër me plot gënjeshtra, të titulluar “Gjenocidi shqiptar kundër serbëve në shekullin 20”, e përkthyer në disa gjuhë të botës. Për këtë libër janë dhënë 100 mijë euro nga shteti serb, sepse serbët dhe nga serbët më shumë shiten gënjeshtrat sesa e vërteta. Të gjitha krimet që i kryen vetë serbët mbi popujt në ish-Jugosllavi si, kroat, boshnjak e shqiptarë, ua mveshën shqiptarëve që kryen kundër serbëve! Çmenduri! Kriminelët serb paraqiten si viktimë dhe tentojnë t’ua mveshin krimet e veta që vetë i kanë kryer, viktimave”, shkruan Hyseni.

Tutje profesori akuzon popullin e Kosovës dhe institucionet që nuk po ndërhyjnë në këto raste.https://zeri.info/inarticle.html

“Për këtë edhe ne vetë jemi fajtor, sepse përveç që nuk ndërhyjmë në këto raste (në mënyrë institucionale), shpesh herë edhe jemi penguar të shkruajmë për krimet serbe në Kosovë. E nganjëherë edhe jemi penguar, si nga institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.” / KultPlus/

Please follow and like us: