Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet anija e kapitenit James Cook

Kërkimi për vendin ku është fundosur Endeavour, anija e kapitenit James Cook mund të përfundojë në 250 vjetorin e udhëtimit të tij në Australi, shkruan BBC.

Endeavour, i cili atëbotë quhej Lord Sandwich II, u fundosë bashkë me 12 anije tjera buzë bregut të Rhode Island në SHBA në gusht të vitit 1778, por askush nuk e ka ditur lokacionin e saktë.

Pas hulumtimeve arkeologjike të cilat po zgjasin 25 vjetët e fundit, shkencëtarët e kanë kufizuar mundësinë në “një apo dy” vende.

Ata shpresojnë se lokacionin e fundosjes do ta vërtetojnë saktësisht deri në vitin 2020 në përvjetorin e arritjes së kapitenit Cook në Australi pas udhëtimit dyvjeçar në të cilin ishte nisur nga Plymonth në Angli.

Udhëheqësit i projektit “Rhode Island Marine Archaeology (Rimap), në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Marinës së Australisë (ANMM), kanë paralajmëruar se të premten do ta publikojnë xhirimin 3-D e lokacionit më të besueshëm.

Por, duhet pritur edhe një kohë që të identifikohet anija. Gërmimet e detajuara do të kryhen në vitin 2019 afër ishullit Goat, shkruan në kumtesë.

 “Kur ta nxjerrim, duhet kryer testimin e drurit dhe gozhdëve të cilat do të duhet të na japin përgjigje definitive në 18 muajt e ardhshëm”, thonë arkeologët.

Kapiteni Cook me Endeavour, anije britanike për transport të thëngjillit, u nisë në vitin 1768 në udhëtim shkencor për vizatimin e hartës së Oqeanit Paqësor.

Pikërisht në atë anije shkencëtari i famshëm i ka punuar hartat e Zelandës së Re dhe të Australisë në mes të viteve 1769 dhe 1771. Në vitin 1790 arriti në juglindje të Australisë së sotme, duke zbarkuar në gjirin Botany.

 Më vonë këtë rajon ia bashkëngjiti kurorës britanike, përkundër numrit të madh të komuniteteve vendase.

Pasi u kthye në Britani të Madhe, Endeavour e ndërroi emrin në Lord Sandwich II dhe shërbeu për transport të ushtarëve.

Gjatë luftës amerikane për pavarësi, marina britanike e ka përdorur bashkë me 12 anije tjera për bllokimin e gjirit Narragansett kur në vitin 1778 u fundos në një stuhi të madhe./Insajderi.com.

Please follow and like us: