Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë për Kupën e Botës
Rusia po përballet me sanksione të forta pas sulmeve të ndërmarra për të pushtuar Ukrainën, teksa nuk është përjashtuar asnjë sektor i jetës. Së fundmi Polonia, ka refuzuar të marrë pjesë në ndeshjen e fazës “play off” përballë Rusisë, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, në futboll. Ndeshja ishte në program për tu zhvilluar më 24 mars në Moskë, por me sa duket Polonia nuk do të zbres në fushë: “Mjaft me fjalë, është ora për të vepruar”, ka shkruar presidenti i Federatës polake, Cezary Kulesza në Twitter duke shtuar se ky ishte i vetmi vendim korrekt
Please follow and like us: