Albspirit

Media/News/Publishing

Seanca e jashtëzakonshme e KE: Keqardhje për Beogradin që nuk iu bashkua sanksioneve perëndompre

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian më 1 mars pritet të miratohet një rezolutë për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Përveç dënimit të sulmit rus dhe shprehjes së mbështetjes për rezistencën ukrainase, Parlamenti Evropian pritet të shprehë edhe shqetësimin për tentimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Shohim me shqetësim të thellë përpjekjet këmbëngulëse të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike”, thuhet në tekstin e rezolutës. Aty dënohen vendet që “kanë shprehur mbështetje për Federatën Ruse për agresionin në Ukrainë dhe mirëpritet mbështetjea e shprehur nga ato vende të Ballkanit Perëndimor të cilat janë aleate euro-atlantike”. “Fuqishëm shprehim keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, gjë që dëmton procesin e anëtarësimit drejt BE-së dhe përsëritet pritja që kandidatët për anëtarësim në BE të përshtaten jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e jashtme dhe të sigurisë së bllokut”, thuhet në rezolutën që pritet të votohet në Parlamentin Evropian. Është paralajmëruar se deputetëve do t’iu drejtohet edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes video-lidhjes. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ REL

Please follow and like us: