Albspirit

Media/News/Publishing

141 vende ndëshkojnë Rusinë në OKB, kundër agresionit ndaj Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.

Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.

Është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.

5 shtete kanë votuar kundër dhe 35 abstenim. Mes shteteve që kanë votuar Pro është edhe Serbia.

Vendet që votuan kundër:

1-Rusia

2-Koreja e Veriut

3-Eritrea

4-Siria

5-Bjellorusia

Please follow and like us: