Albspirit

Media/News/Publishing

Çajup Kajtazi: Bombat nuk zgjedhin!

‘Fisnike i duket lufta atij që s’e ka provuar kurrë me parë’ poezia prekëse e Çajup Kajtazi për luftën në Ukrainë.

‘Fisnike i duket lufta atij që s’e ka provuar kurrë me parë’ është një poezi prekëse nga autori, Çajup Kajtazi. Në vargjet e poezisë ndihet padyshim dhimbja ndaj popullit ukrainas. Nuk ka fjalë për të përshkruar realitetin e kësaj poezie. Kush ka përjetuar një luftë nuk i duket “fisnike’, prandaj në vargjet e poezisë ‘Nëse bota është art dhe kombet janë bashkësi njerëzish’ përse duhen luftërat. Lexoje dhe reflekto mbi mesazhin e kësaj poezie.

 

Fisnike i duket lufta atij që s’e ka provuar kurrë me parë

Nëse bota është Art,

Dhe kombet janë bashkësi njerëzish,

Përse i duket lufta fisnike,

Atij që s’e ka provuar kurrë me parë!

Gjysmërreth i përfytyruar në sipërfaqen e Tokës,

Atje larg në Ukrainë,

Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh,

Betejë, luftim,

Për një copë tokë

Që nuk u ngop kurrë,

Poshtëroj veten, ul veten në sy të botës.

Liria është të njohësh kufijtë e tu,

Me fisnike është ta ndalosh egërsinë,

Shkatërrim e shtypje çnjerëzore,

Njeriu nuk e ndërton fatin e vet,

Sepse bombat nuk zgjedhin, ato godasin çdo gjë.

(03.03.2022)