Albspirit

Media/News/Publishing

Putini mirëpret mercenarë nga Lindja e Mesme që duan të luftojnë për Rusinë në Ukrainë

Moskë, 11 mars 2022 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka udhëzuar autoritetet ushtarake ruse që mercenarë nga Lindja e Mesme që janë të gatshëm të luftojnë në Ukrainë të ndihmohen të shkojnë në Donbas.

“Nëse e shihni se ka njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit,” i tha Putini Këshillit të Sigurimit të Rusisë, citon Balkanweb.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se në Lindjen e Mesme janë 6,000 vullnetarë të gatshëm të shkojnë në Donbas.

Ka pasur spekulime se trupat qeveritare siriane mund të paguhen nga Rusia për të luftuar në Ukrainë. Forcat ajrore ruse dhe disa njësi të specializuara kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ditë më pare, Qeveria e Ukrainës ka thënë se po e formonte një formacion të vullnetarëve të huaj që duan të ndihmojnë forcat ukrainase në lufttën kundër ushtrisë ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se“sponsorët perëndimorë” po rekrutojnë mercenarë për konfliktin në Ukrainë, siç ështëshprehur, “haptas, duke shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare”.

Putin u pajtua gjithashtu me sugjerimin e ministrit të Mbrojtjes, Shoigu, që armët perëndimore të kapura në Ukrainë, veçanërisht raketat antitank “Javelin” dhe raketat kundër-ajrore “Stinger” mund t’u dorëzoheshin luftëtarëve pro-rusë në Donbas.

Please follow and like us: