Hashim Thaci, sulme verbale ndaj Berishës në Tiranë, ja ku rrëshqet Presidenti i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha në studion e emisionit Open të Eni Vasilit.
Duke folur pas akuzave të ish-kryeministrit shqiptar që e ka quajtur “argat të Serbisë”, Thaçi e ftoi hapur për një ballafaqim publik.
Sali Berisha ka mbetur si një gërmadhë politike dhe e shoqërisë. Është argat i Serbisë. Gabimi im është që e kam trajtuar seriozisht, por pas shpërthimit të tij në obligimet që ka marrë nga Beogradi pëe të cënuar Kosovën, e ftoj në debat ballë për ballë. Të jeni të bindur se nuk do të ndahet mirë me argumente. Merrë telefon po të duash. Ka dëshmuar që prej tre dekadash është argat i Millosheviçit”, tha Thaçi. Sipas Thaçit, Berisha ka patur vullnetin që Kosova të mbetët nën Serbi.“E ka quajtur UÇK si terroristë. Në 1999 e gjeta të çakorduar mendërisht”, deklaroi Thaçi. Ai tha se se ka sulmuar edhe Rexhep Qosen dhe Adem Demacin, ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujesë etj.
Por pse nuk qëndrojnë akuzat e Thacit dhe janë thjesht retorikë:
-Partia Demokratike që në ditën e parë e vendosi në programin e vet cështjen e Kosovës duke kërkuar që ajo të kishte statusin e Republikës (bëhet fjalë për Jugosllavinë që ende nuk ishte ndarë),
-Qeveria jugosllave ka marrë furnizime nga Shqipëria vetëm në një përqindje të vogël për shkak të kontrabandës së naftës me Maline Zi në vitet 1993-1994. Jugosllavia u furnizua gjatë luftës me rreth 96 të mallrave kontrabandë e kryesisht naftë nga Rumania, Bullgaria dhe Hungaria. Të dhënat janë nga raportet e kohës nga OKB.
-Berisha ishte për radikalizimin e qëndresës në Kosovë, pra politikisht në një linjë me UCK-në e mëvonshme. Pikërisht për këtë gjë ai kërkoi më 1996, gati një vit para krizës në Shqipëri që radikalizimin e qëndresës duke inkurajuar edhe zërat më radikalë të asaj kohe si Adenm Demaci.
-Akuza për Berishën se ka sulmuar Rexhep Qosen qëndron. Berisha e ka sulmuar sistematikisht atë si një enverist të Kosovës. Vetë Qosja si politikan nuk fituar kurrë mbështetje në Kosovë. Partia e tij nuk arrit të futej në Parlamentin e Kosovës asnjëherë derisa u shkri plotësisht.
-Berisha ishte i pari që denoncoi takimin Nano-Millosheviq në Kretë në nëntor të 1997 ku Kryeministri shqiptar deklaroi se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi.
-Berisha nuk ka akuzuar UCK si terroristë por ka qenë kritikë me spekulimet e Tiranës, vecmas shërbimit secret në Shqipëri me luftën e Kosovës. Berisha synonte që të mbante luftën në Kosovë larg ndikimit ideologjik të qeverisë së Tiranës për shkak të qëndrimeve historike të së majtës shqiptare në cështjen e Kosovës që nga Marrëveshja e Mukjes. Berisha asnjëherë nuk ka tha një fjalë të vetme për transfertat e armëve në Kosovë nën vëmëndjen e qeverisë së Tiranës, përkundrazi shtëpai e tij në Tropojë ishte edhe magazinë armësh, edhe qendër e luftëtarëve të UCK-së. Berisha është ideator i sloganit, një komb një qëndrim, përgajtë vitit 1998-1999 dhe pranoi të bashkëpunonte pa kushte më forcat politike në Shqipëri për të mbështetur Kosovën.
-Berisha nuk ka qenë asnjëherë kundër marrëveshjes së Rambujesë. Është spekuluar shumë me një deklaratë që ai bëri ditën kur në Rambuje u paraqit një project rus për marrëveshjen duke e kundërshtuar fort atë project. Më pas ky project nuk u konsiderua nga fuqitë që orientonin marrëveshjen. Vetë Berisha e ka shpjeguar këtë deklaratë. Gjatë ditëve të Konferencës, Berisha ka dhënë shumë deklarata që mund të verifikojnë qartësisht pozicionin e tij pro kësaj marrëveshjeje./droni.al/