Albspirit

Media/News/Publishing

Çajup Kajtazi: Nuk ka nota të gabuara në muzikë

‘Nuk ka nota të gabuara në muzikë’, poezia fantastike nga autori Çajup Kajtazi që duhet lexuar nga të gjithë!

‘Nuk ka nota të gabuara në muzikë’ është një nga poezitë më të bukura të autorit Çajup Kajtazi. Në thelb të kësaj poezie, autori shprehet së brendësia e shpirtit nuk guxon kurrë të ndalë vrullin për përcaktuesit e fatit të tyre, sepse ajo që qendrën brenda nuk duhet të jetojmë të heshtur por të jemi të lirë në veprim. Dhe në vargun e poezisë “Ajo lëviz valë-valë dhe guxon të pretendojë qiellin” padyshim që autori jep mesazhin që me zgjedhjet që bëjmë, ne përcaktojmë fatin tonë, nisur nga ky përfundim, autori na nxit të gjithëve të veprojmë të lirë në ‘melodinë’ e jetës që ne i përcaktojmë vetes.

 

Nuk ka nota të gabuara në muzikë

Një flutur e lirë kërcen

dhe valëzon

në anën e poshtme të derës

dhe noton në rrjedhën e poshtme

derisa të mbarojë kënga.

Në rrezet e diellit

ajo lëviz valë-valë

dhe guxon të pretendojë qiellin.

Nuk ka nota të gabuara në muzikë,

që ajo të mos i lëviz krahët

kështu që ajo hap krahët e saj,

por dëshironte akoma

që melodia e saj të dëgjohet

në malet e largëta

dhe valëzon e lirë

përtej notave.

(16.06.2021)

 

Please follow and like us: