Albspirit

Media/News/Publishing

NEW YORK HERALD TRIBUNE, 1955/PRESIDENTI EISENHOWER I OFRON NDIHMA USHQIMORE SHQIPËRISË KOMUNISTE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Prill 2022

 

“New York Herald Tribune” ka botuar, të shtunën e 5 marsit 1955, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me propozimin e ndihmës ushqimore të presidentit të SHBA-ve për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Eisenhower ofron ushqim për Shqipërinë

 

Uashington, 4 mars (A.P.). — Presidenti Eisenhower i ofroi sot Shqipërisë komuniste furnizime ushqimore amerikane për të ndihmuar në zbutjen e asaj që ai e quajti “mungesën aktuale të ushqimit” në atë vend.

Presidenti e bëri ofertën përmes Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq. Shtëpia e Bardhë tha se ndihma e parashikuar do të kushtonte rreth 850,000 dollarë, me një shpenzim shtesë prej rreth 125,000 dollarë për transportin e mallrave nëpërmjet oqeanit.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-tribune-1955-presidenti-eisenhower-i-ofron-ndihma-ushqimore-shqiperise-komuniste-te-nje-vlere-prej/

 

Please follow and like us: