Albspirit

Media/News/Publishing

Von der Leyen: Vrasja e civilëve në Bucha përbën krim lufte!

Ndërsa po largohej nga Ukraina,  presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se mizoritë në Bucha  janë dëshmi e krimeve të luftës, shkruan skynews.

Presidentja vizitoi Ukrainën të premten për të dëshmuar pasojat e bombardimeve ruse në qytete si Bucha.

“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte,”, u ka thënë gazetarëve von der Leyen në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina. “Ne mund të shihnim edhe me sytë tanë se shkatërrimi në qytet është në shënjestër të jetës së civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak”, ka thënë ajo.

Të premten një ekip mjeko-ligjor filloi zhvarrosjen e një varri masiv në Bucha.  Von der Leyen tha se BE-ja po punon me Ukrainën në një ekip të përbashkët hetimor për të mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’u përdorur në rastet e ardhshme gjyqësore.

Please follow and like us: