Albspirit

Media/News/Publishing

Festivali i XI, “Sofra poetike Boras 2022”

Emine S. HOTI, Norvegji   

 

 

  

 

  Pjesëmarrës të festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022.”

Shkova përsëri në Boras, kësaj here në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike”, 2022, që e organizon me shumë sukses Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”,Boras. Një ngjarje me të vërtetë madhështore, ku cilido prej pjesëmarrësve ndieu kujdesin dhe miqësinë e ofruar, si nga organizatorët, nga autoritetet vendore të pranishëm, por edhe nga poetët e mbledhur në Bibliotekën e qytetit, Boras, për të bërë të njohura aty krijimet e tyre poetike.

Si zakonisht, në krye të organizimit, i mirënjohuri, poeti, publicisti dhe përkthyesi Sokol Demaku e, në krah të tij: Riza Sheqiri, Shota dhe Hamit Gurguri, Gladiola Busulla dhe, aktive, e tërë kryesia e QKSH “Migjeni”. Fillimisht ishte shumë emocionues programi i përgatitur në bashkëpunim me mësuesen e gjuhës shqipe në Boras, Qerime (Shota) Gurguri, si dhe disa nga nxënësit, që paraqitën përpara pjesëmarrësve një koncert recital, shumë emocionues e frymëzues.

Festivali, siç i është bërë i njohur lexuesit, kësaj here kishte në pjesmarrjen e tij 88 poetë nga vende të ndryshme të botës, të cilët flisnin dhe shkruanin në 14 gjuhë. Unë erdha nga Norvegjia dhe recitova aty poezinë kushtuar poetes shqiptare me banim në Stokholm, Teuta Azirit, e cila u nda para pak kohësh nga jeta, duke lënë tek të gjithë ne kujtimet,nderimin dhe respektin e paharruar për atë, si një grua të emancipuar, atdhetare dhe me talent poetik.

Zgjodha një fotografi të saj, e vendosa në një stendë të veçantë dhe recitova tri strofa nga poezia ime, që ia kushtoja Teutës:

“Poetesha e Stokholmit”

Vargje kushtuar mikeshës sonë

Teuta Haziri, që s`e kemi më mes nesh

 

…………

Kurdoherë e qeshur dhe miqësore,

Me emër mbretëreshe, e nderuar,

Zemërbardhë, trimëreshë dardane,

Motër dhe mikeshë e paharruar.

 

Ne gratë e kishim përherë shembull,

Mes nesh ishte një shqiptare – zonjë,

I shkonte plisi dhe veshja kombëtare,

Ndaj e krahasonim me një shqiponjë.

 

Recitojmë shpesh herë vjershat e saj,

“Poetesha e Stokholmit” për të themi,

E përfytyrojmë përherë si një shqipe,

Motrën tonë në zemër e kemi.

 

Ndieva emocion të madh kur vura re  se poezia u mirëprit nga pjesëmarrësit, teksa të gjithë shprehën me duartrokitje respektin dhe nderimin për emrin dhe veprën e Teuta Azirit, kurse poetesha Fortesa Hoti, me banim në Francë, fituese e çmimit “Shkëlqim Demaku”, dhënë nga QKSH “Migjeni”,  erdhi e më përqafoi ngrohtësisht.

Festivali bëri vlerësime për poezitë më të bukura dhe, në përfundim Juria përzgjodhi dhe vlerësoi për “Pendën e Artë të Migjenit” poeten Klara Buda, me vendbanim në Paris, Francë dhe poeten e njohur suedeze Anna Mattsson, nga Göteborgu, Suedi.

Ishte emocionues edhe vlerësimi që i bëri Juria e Festivalit artistes së re shqiptare të filmit Fortesa Hoti, me banim në qytetin Göeteborg të Suedisë, e cila u vlerësua me çmimin e Festivalit. Po ashtu, çmimi i Festivalit iu dha edhe piktorit të njohur shqiptar, me banim në qytetin Växjö të Suedisë Shyqri Gjurkaj. U duartrokitën gjithashtu Mirënjohjet, që iu dhanë për një bashkepunim të vyer me QKSH ”Migjeni”: Murat Koci, nga qyteti Malmö për punë të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë; Nexhi Hasani, nga Londra; Bukurie Maloku, poete nga Elbasani; Shoqatës kulturore-sportive ”Dardania”; Muharrem Binakut, veprimtar kulturor, Borås; Vanja Izova Velelva, poete nga Maqedonia; Axlin Veljat, poete nga Göteborgu; Ligor Shyti, poet nga Permeti.

Për mua ishte gëzim edhe takimi me drejtuesit e Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana: Mariana dhe Petrit Ymeri.

Gjithashtu, pata kënaqësinë të takohesha me të gjithë pjesëmarrësit, i urova për sukseset e tyre, e mes tyre veçoj edhe prof.Murat Ajvazi nga Zvicera, i cili iu bashkua entuziazt manifestimit “Sofra poetike, Boras, 2022”.

Po aq emocionuese ishte dhe Antologjia e Festivalit, ku gjejnë emrat e tyre poetët: Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri,  Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Ëallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi,  Fatjon Bunga Shqiperi,  Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri,Glladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi,Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Ëitthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Ëelat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji, Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë,  Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.

Mbajtja e këtij Festivali përcolli edhe shumë mesazhe mbresëlënëse tek të pranishëmit dhe tek ata që e ndoqën nëpërmjet internetit.

Festivali, si edhe herë të tjera,  bashkoi zemrat dhe frymëzimet poeteike të poetëve pjesëmarrës nga shumë vende të botës, e ku binin në sy pjesëmarrës nga Kosova e Shqipëria; si dhe mërgimtarë nga disa qyete të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës, por edhe nga Gjermania, Anglia, Zvicera, Franca etj.

Ndër mesazhet e rëndësishme, ishte se aty u shfaq fuqishëm dashuria për kombin shqiptar, për gjuhën e bukur shqipe dhe trashgimënia e saj te brezat e rinj.

Me këtë rast uroj nga e zemra pjesëmarrësit dhe, sidomos organizatorët QKSH ”Migjeni” Boras, Suedi, e veçanërisht organizatorin kryesor të saj z. Sokol Demaku.

Pas manifestimit, në kafe e gjatë drekës, duke shijuar ushqimet e zgjedhura, shkëmbyem ide e biseda rrethl vatrave tona atdhetare. Të gjithë ne, atdheun e kemi në zemrat tona dhe vazhdimisht i tregojmë botës me krenari rrënjët tona të lashta.

Faleminderit gjithë stafit te Migjenit për mikpritjen.

Të gjithë morëm si kujtim, edhe nga një kopje të Antologjisë së Festivalit.

Zhvillimi i këtij Festivali mbetet një shembull i lart dashurie për kulturën, artin dhe peozinë.

Faleminderit nga zemra!

Suksese në festivale të tjera poetike!

 

 

Please follow and like us: