Albspirit

Media/News/Publishing

Hazir Mehmeti, emër që shndrit në vepër, në 70-vjetorin e lindjes së tij 

 

Fran Gjoka

Hazir Mehmeti, tashmë ka bërë emër në letrat shqipe. Një jetë të tërë në shërbim të çështjes kombëtare. Disa vite mësimdhënës shembullor e veprimtar i dalluar në Kosovë; mësues e pedagog i zellshëm në Vjenë, hartues tekstesh e abetaresh për nxënësit shqiptarë në mërgatë; publicist, tregimtar, poet, përcjellës besnik i të gjitha ngjarjeve kulturore të mërgimtarëve, pasqyrues i shumë të arriturave arsimore e shkencore në Austri e gjetkë si dhe gjurmues e hulumtues i historisë sonë në qendrat botërore.

Dhe, krahas të gjitha këtyre aktiviteteve, në shpirtin e tij entuziast, përherë qëndruan këmbëkryq ngjarjet më të rënda të historisë tonë, ato të përjetuara drejtpërdrejt, që lanë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë historike, helmimet e fëmijëve tanë.

Për ata që nuk ka dëgjuar për autorin e dhjetëra veprave u përpoqëm të nxjerrim diçka nga puna e tij. Jeta e tij karakterizohet me dinamikë ngjarjesh në rrethana të rënduara në Kosovën e robëruar ku ai punoi mbi njëzet vjet dhe jeta dhe veprimtaria e tij në mërgim. Qysh i ri mbaron studimet me sukses të lartë në Prishtinë dhe fillon punë si mësimdhënës në gjimnaz.  Nuk ishte e lehtë të punosh në rrethana kur duhej ndërtuar shkollën shqiptare duke e shkëputur nga varësia serbe e diktuar nga pushteti i asaj kohe. Puna me prindër dhe aktivitetet e secilit pas ndryshmeve kushtetuese të vitit 1974, ndikuan në shtimin e shpejtë të nxënësve shqiptarë deri në masivizimin e shkollimit të shqiptarëve. Në këto rrethana punoi dhe Prof.Hazir Mehmeti në gjimnazet e Kosovës. Bashkë me  disa kolegë të tij, ishte  përpiluesi dhe nënshkruesi i dokumenteve protestuese në  mbrojtje të shkollës shqipe. Nga pushteti pushtues u cilësua si pjesëmarrës në organizimin e protestave në Qendrën Shkollore, ku punonte, prandaj, sigurimi serb e arreston disa herë, duke e  cilësuar si te  pa përshtatshëm. Pasi pushteti serb mbyll shkollat shqipe dhe ndërpret  financimin e tyre, për shtatë vjet punon në mësimin e organizuar në shtëpi private. Ai vazhdimisht ishte aktiv në rrjedhat e shkollës dhe aktiviteteve në organizimin e shkollës. Sikur shumë kolegë të tij, ai përjetoi presionin e dhunës nga pushtuesi serb. Njëra nga këto represione kriminale, e cila nuk harrohet, ishte helmimi i nxënëseve shqiptarë në vitet nëntëdhjetë. Në ditarin e tij para 30 vjetëve përshkuan në detaje ngjarjet në shkollën e mesme ku ai punoi. Ky ditar i plotësuar me dokumente, shkrime nga shtypi, biseda me të helmuar, u botua libri me titull: “Pranverë e helmuar” i cili është një dokument kohe. Së shpejti do përkthehet edhe në anglisht dhe gjuhët tjera. Duke qenë edhe gazetar, bashkëpunëtor i disa gazetave të asaj kohe, sot kemi shënime me rëndësi për rrjedhat në ato rrethana.  Nga represioni i vazhdueshëm Haziri detyrohet të emigrojë në Austri, ku i njihet statuti i të përndjekurit politik. Organet shkollore në Vjenë e inkuadrojnë procesin mësimor në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë. Aktiviteti i tij, si krijues në hartimin e materialeve mësimore, u prezantua në dhjetëra seminare në Austri. Këto materiale dhe aktiviteti i tij i pa ndalur e mundësuan hapjen e faqes së internetit pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë ku përgjegjës i faqes emërohet Hazir Mehmeti. Ishte hera e parë hapja e një faqeje në shqip krahas gjuhës kroate dhe turke, një arritje afirmative e mësimit shqip në Austri. Duke vërejtura aktivitet e tij ftohet të jetë pjesë e projektit për hartimin e abetares në gjuhën shqipe me titull A-B-C Fibel (Abetare). E para abetare në Austri në katalogun e teksteve mësimor me të cilën mësojnë fëmijët shqiptarë. Kjo abetare përdoret edhe në disa vende tjera nga mësuesit shqiptarë. Duke qenë e njohur si abetare e standardeve të larta u prezantua nga autori në disa seminare në shumë vende duke veçuar këtu prezantimin e saj në Universitetin e Hamburgut, seminar i organizuar nga Ministria e Arsimit e Gjermanisë, ku libri merr vlerësime të larta nga ekspert gjuhësh nga disa specialist gjuhësh e metodistë seminaristë nga disa universitete gjermane.
Hartimi i teksteve mësimore ishte prioritet i punës së Hazirit, pasi e dinte fare mirë se i mungonin tekstet mësimore në diasporë. Njëri nga këto projekte ishte i drejtuar nga Prof.Dr.BasilSchader (Zürich), i cili përfundoi në vitin 2016 me botimin e 19 teksteve (Fletore tematike) mësimore mbështetur nga Ministria e Arsimit e Kosovës, ku njëri nga 5 autorët nga disapora ishte Hazir Mehmeti mësues nga Austria.  Ky projekt në vitin 2015 merr çmimin e “Projekt i Shkëlqyeshëm” në konkurrencë me 66 projekte gjuhësh nga gjithë kontinenti. Para seminaristëve në Graci, e njohur edhe për kulturën e gjuhën shqiptare, u nda çmimi prej autoriteteve të larta nga Ministria e Arsimit dhe qyteti i Gracit ku u shënua Ditae Gjuhëve Evropiane  (26 shtatori). Mes tjerash, në këtë ditë shënimi, u shfaqen filmime të përgatitura nga ekspert gjuhesh nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (Zürich), të filmuara nga mbajtja e orës mësimore në klasat me strukturë nxënësish moshash të ndryshme  nga ora mësimore e mësuesit Hazir Mehmeti në shkollat e Vjenës. Kjo zgjoi interesim tek seminaristët e shumtë nga radhët e pedagogëve, mësueseve e mësuesve  nga 35 gjuhë të pranishëm. Çmimin e lartë e pranuan Dr. BasilSchader, drejtues i projekti, NuhiGashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Hazir Mehmeti autor nga Austria.

Përveç veprimtarisë  mësimore, Haziri merret edhe me publicistikë. Artikujt e tij gazetaresk e hulumtues janë botuar në dhjetëra gazeta e revista shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ishte bashkëpunëtor i disa gazetave të njohura shqiptare: “Zëri i Ditës”,  “Fakti Ditor”, “Dielli”,  “Nacional”, “Albinfo.at, “Prointegra.ch, “Zemra Shqiptare”, “Dielli Demokristian”, revistave për arsimin dhe fëmijë si: “Mësuesi”, “Doruntina”, “Ura” etj. Është anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve të Pavarur me seli  në Florida. Është bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave si dhe i Radios më të dëgjuar  në Kosovë, Radio Dukagjinit.Duke e parë aktivitetin e tij krijues të frytshëm pranohet ndër të parët nga diaspora anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit-Tiranë.Aty ku renditenMësues të Popullit dhe mësues të tjerë të shquar nga tërë hapësirat shqiptare. Lidhur me veprimtarinë e shkëlqyer të Hazirit, Akademia e Shkencave të Edukimit botoi veprën Monografi Social-Pedagogjike me titull “Mësues e krijues në diasporë, Hazir Mehmeti”, autor Prof.Dr.MusaKraja dhe EmirjonaKraja. Por krijimtaria e Hazirit është edhe përtej kësaj monografie të pasur e me vlerë e shkruar para tetë vitesh.

Dhe, krahas të gjitha këtyre aktiviteteve, në shpirtin e tij entuziast, përherë gjeti vend edhe muza e krijimtarisë artistike, duke e ngacmuar botën e tij të brendshme, që me penë të skalis monumente përjetësie, derisa e nxori në dritë librin me tregime “Kohëthyerja” e cila u botua edhe në gjermanisht nga P.E.N Klubi austriak dhe në gjuhën rumune. “Kohëthyerja”, pa hezitim e them së është një realizim i bukur artistik.Shkrimtari BedriTahiri mes tjersh shkruan: “Bota tregimtare e Hazir Mehmetit është e larmishme dhe përplot ngjyra ylberore. Gjuha e pastër dhe e pasur me fjalë të bukura shqipe dhe, shpesh, edhe fjalë të reja-kompozita, narracioni i lehtë dhe i rrjedhshëm, i plotësuar edhe me digresione e përshkallëzime, monologët dhe dialogët e natyrshëm, përshkrimet e gjalla e të figurshme, evidentimi dhe rikujtimi e shumë dramave etnografike dhe toponimia e pasur origjinale. Tregimet, vjershat, artikujt gazetaresk hulumtues, analiza e reportazhe mbushin shtypin shqiptar vazhdimisht.  Aktualisht ai drejton Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” me seli në Vjenë. Ishte bashkëthemelues i saj para njëmbëdhjetë vjetëve, periudhë e shumë e suksesshme e Lidhjes e cila është përmbledhur në librin monografik me titull “Aktivitete letrare e artistike në Austri” e shkruar po nga Hazir Mehmeti. Brumi i kësaj monografie janë nëntëdhjetë e gjashtë reportazhe që nga themelimi i saj.

Një vepër tjetër me shumë vlera e Hazir Mehmetit është libri “STUDIUES AUSTRIAKË E SHQIPTARË NË AUSTRI- në gjuhë, art dhe kulturë”, shikuar hollë e hollë, paraqet një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme e me fotografi, që pasqyrojnë bindshëm jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve më të shquara që folën shqip në Austri, siç reflekton edhe vetë titulli, “Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve”, AlbertDymant.

Autori, sikur e ka ndjerë këtë si një obligim, ngase: ”Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. “Deri më tani pak i është kushtuar rëndësi këtyre, ndaj ne dimë pak për ta dhe veprat e tyre.  Në përgjithësi na mungon tradita e shkrimeve. Kjo bëri që të dihet pak mbi aktivitet rreth mësimit dhe atyre  kulturore në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve. Akoma kemi pak shkrime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë, që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë libër e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë”,- shprehet vetë autori.

Njera nga veprat me vlerë dokumentuese të pa kontestueshme e Hazir Mehmetit pa dyshim është “Pranverë e helmuar”. “Në përmbajtjen e librit “Pranverë e helmuar” shihet qartë një periudhë e rëndë që përjetoi kombi shqiptar në Kosovë. Fëmija është e ardhmja e një kombi, armiku dëshironte helmimin e së ardhmes së kombit shqiptar. Që në hyrje të librit me argumente përkujtohen krimet serbe ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike të organizuara dhe dirigjuara nga pushteti shfarosës serb i programuar nga akademikët dhe kisha ortodokse serbe. Faktet e mbledhura në arkivat dhe bibliotekat e vendeve të ndryshme, i dhanë librit dimensione shkencore të pakundërshtueshme. Kronologjia e renditjes së fakteve përshkohen me saktësi që nga “Golgota Shqiptare” (Albanische Golgota) e LeoFreundlich deri tek ditari personal i autorit”, thuhet në një pjesë të kumtesës”, – Dr. Eqrem Zenelaj. “Përdorimi i gazrave toksike për të shuar jetën e nxënësve nëpër shkollat shqipe ishte një gjenocid i hapur dhe antinjerëzor me sunimin për të frikësuar shqiptarët. Në përkujtim të këtij akti barbar tashmë kemi përballë Hazir Mehmetin, një dëshmitar okular i cili ka parë dhe ka jetuar, madje ka mbajtur edhe një ditar për pranverën e helmuar shqiptare”,- Violeta Allmuça, shkrimtare.

Hazir Mehmeti ka të botuara 12 vepra letrare e publicistike dhe është autor e bashkautor i 19 teksteve mësimore. Në planin e hulumtimeve mbi shqiptarët në kampet naziste në Austri, Mauthausen dhe kampe tjera, ai është bashkautor i librit për Mauthusenin (2015) krahas 46 autorëve nga kombe të ndryshme. Hulumtimet e tij thellohen dhe së shpejti do kemi veprën e radhës lidhur me shqiptarët në kampet e përqendrimit në Austri. Shënimet e tij, bazuar në dokumente kohe i kanë përmirësuar njohuritë mbi shqiptarët e internuar. Ai është anëtar i Komitetit të Mathusenit tani e dymbëdhjetë vite. Emri i tij është i njohur në ndriçimin e rrethanave brenda kampit nazist.
Puna e thektë shumëdimensionale e Hazir Mehmetit, është thesar i veçantë për kulturën, gjuhën, letërsinë dhe artin shqiptar.  Ai nuk vrapoi mbas gradave shkencore, por gradat pas tij. “Nuk më duhen gradat, kur 30 të tjerë doktorojnë nga veprat e mia”, e tha RifatKukaj. Moto e cila e ndoqi në jetë edhe Hazir Mehmetin i cili tani mbushë 70 pranvera me gjithë stuhitë dhe lulet e tyre. Edhe shumë e shumë vite të tjera!

Please follow and like us: