Ka ndërruar jetë akademiku i njohur Arsim Spahiu
Ka ndërruar jetë akademiku i njohur Arsim Spahiu.
Botues i shumë veprave, kryesisht shqiptare, ndërroi jetë në Francë në moshën 80-vjeçare.
Spahiu, lindi më 13 dhjetor të vitit 1942 në Prizren në një familje lumjane nga Kolesjani. Filloren e kreu në Prizren dhe dy vite në Podujevë. Më 1956-1960 kreu gjimnazin në Kukës e më pas, në vitet 1961-1962 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, Universiteti i Tiranës. Më 1962 i ndërpriten për arsye politike studimet dhe e internojnë familjarisht në Gradishtë të Lushnjës për 29 vjet deri në vitin 1991.
Po në vitin 1991 ai u largua familjarisht në Strasburg, Francë si refugjat politik. Më 1992-1996 ndoqi studimet dhe fitoi Diplomën e Studimeve Universitare të Përgjithshme (DEUG) për Histori në Strasburg, Francë. Më 1997 fiton diplomën Licence në Strasburg. Më 1997-1999 fitoi gradën Maîtrise në Besançon, Strasburg të Francës. Në vitet 1999-2001 fitoi gradën Master në Histori për Metodologji dhe Teknika të Reja në Histori. Në vitet 2001-2004 mbroi titullin Doktor në Historinë e Vjetër në Ecole Normale Superior, Paris. Arsim Spahiu jetoi dhe punoi në Paris për shumë vite, ndërsa botoi edhe shumë vepra në Francë.