Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani emëron Kopanin, drejtor të ri të burgjeve

Pas dorëheqjes së Artur Zotos nga posti i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka emëruar në këtë post Miklovan Kopanin.

Dorëheqja e Zotos ishte e detyruar pas skandalit me zëvendësin e tij i cili u arrestua për korrupsion.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto në vendin e tij është emëruar z. Miklovan Kopani.

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e falenderon z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.

Njëkohësisht, Ministri Manjani i uron z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.

CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.

Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.

Please follow and like us: