Xhoi Jakaj: Sot kam folur për ëndrrat!
Xhoi Jakaj
Sot kam folur për ëndrrat!
Por për endrra të bukura që një vajzë dhe grua duhet të realizojë?
Nëpërmes punës, thashë unë, po sa gra e vajza vuajnë papunësinë, vetminë, mungesën e ekonomisë dhe arsimimit; kam drejtuar një burg me gra dikur dhe i kam dëgjuar sa e sa herë dramat e jetës së tyre nga rrëfime mes lotësh e sot jam duke shkruar një libër për ato!
E pra ende në vendin tim, ka gra që endërrojnë të mos i rrahin më, e që të shpëtojnë nga makthet e drurit të përditshëm, e jo pak herë zgjedhin të vetëvriten ose të vrasin.
Sa shumë dhimbje, mundime, zhgënjime, tortura dhe lëndime për gratë e vajzat në Shqipërinë tonë të viteve 2022.
Please follow and like us: