Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i Ukrainës: Shqipëria të ndalë anijet ruse, bashkohuni sanksioneve europine mos i anashkaloni ato!

Në një fjalim të gjatë në Parlamentin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës, Volodimor Zelenskyy, ndërsa rreshtoi masakrat e ushtrisë ruse, humbjet e jetëve njerëzore dhe mizoritë e luftës në Ukrainë, lëshoi një kërkesë konkrete ndaj qeverisë shqiptare; atë të kufizimit të turistëve rusë në vendin tonë. “Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha apo xhelatët e Mariupol” ishin fjalët e presidentit ukrainas në mesazhin video para deputetëve dhe qeverisë shqiptare. Kërkesa erdhi e papritur.

Për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ishte shprehur kundër rreth një javë më parë, kur gazetarët e pyetën, nëse vendimi për të hequr vizat për turistët rusë duhej rishikuar.

Të njëjtën ide ka theksuar edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Z. Volodymyr Shkurov. Në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare, ambasadori kërkon që Shqipëria të bashkohet me Bashkimikn Europian në vendosjen e sanksioneve të plota ndaj Rusisë. Në të kundërt sipas tij, Shqipëria mund të kërkojë një mënyrë për të anashkaluar sanksionet.

Intevista e plotë:

Cilit vendimi i referohet Presidenti i Ukrainës në lidhje me ndalimin e shtatasve rusë në Shqipërië?

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë nga 29.12.2021 N 858 thekson se turistët rusë lejohen të hyjnë në Shqipëri pa viza, për qëllime turistike, për 90 ditë, në periudhën nga 1 maji deri më 30 shtator. Presidenti i Ukrainës nënkuptonte heqjen e këtij vendimi.

Keni dijeni nëse Shqipëria vijon të kryej tregti me Rusinë, konkretisht për druthin dhe mallra të tjera?

Nëse Shqipëria nuk ka shpallur zyrtarisht mbylljen e porteve për anijet ruse, përkatësisht, ato (anijet ruse) kanë të drejtë të shërbejnë në këto porte. Ne besojmë se një mundësi e tillë duhet t’u hiqet rusëve.

A i është bashkuar Shqipëria sanksioneve të sektorit financiar rus?

Shqipëria duhet t’i bashkohet plotësisht vendeve evropiane për sanksionet ndaj Rusisë në sektorin financiar. Sepse kjo është një mënyrë për të anashkaluar sanksionet.

Please follow and like us: