Pompeo: Miqësia mes SHBA-së e Shqipërisë do të vazhdojë, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet
Tiranë, 16 maj 2022 – Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se miqësia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë e forcohet me shekuj.
Në një konferencë të organozuar në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Pompeo ka thënë se përkushtimi i Uashingtonit për Shqipërinë do të vazhdojë të jetë i njëjtë, kushdo që të jetë në pushtet në Amerikë.
Pompeo ka thënë se Shqipëria dhe SHBA-të kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
“Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. Dy vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta.
Pompeo ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tutje Shqipërinë ushtarakisht.
“Unë i kisha njëmijë ditë dhe në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri. Departamenti ynë e ka vlerësuar këtë. Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëjë ato gjëra që duhet të bëjë”, ka thënë ai.
Pompeo ka folur edhe për mbështetjen e Ukrainës.
“Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas Luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku”, është shprehur ai.
Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka folur edhe për vazhdimin e përpjekjeve për luftimin e korrupsionit dhe për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
“Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi. Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin. Faleminderit shumë”, ka thënë Pompeo, citon BalkanWeb.