Albspirit

Media/News/Publishing

Moska po përdor luftëtarët çeçenë si mbulim, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha

Ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë luftëtarët çeçenë në Ukrainë. Teksa lajmi është konfirmuar nga inteligjenca ushtarake britanike, ndër të tjera ata kanë shtuar se: Për të mposhtur rezistencën ukrainase, Rusia po përdor ndjeshëm personelin ushtarak ndihmës siç janë forcat çeçene. Ato përbëhen nga disa mijëra luftëtarë të përqendruar kryesisht në zonat e Mariupol dhe Luhanskut. Çeçenët janë luftëtarë vullnetarë dhe njerëz të Gardës Kombëtare, shtoi gjithashtu Inteligjenca. Ndërkohë kujtojmë se në raportin e saj të fundit inteligjenca britanike duke folur për situatën në Ukrainë, tregon “zhgënjimin” e trupave të dërguara nga Moska dhe “humbjen e njerëzve në mesin e forcave ruse”.

Please follow and like us: