“Liqeni i mjellmave” që merrte me vete një udhëheqës rus
Armiqtë e Vladimir Putinit po e mbajnë njërin sy nga ekrani i televizorit, sepse transmetimi i “Liqenit të Mjellmave”, sipas Newsweek, mund të tregojë vdekjen e tij. Ky balet, i kthyer në simbolin më shumë se një shekulli të kulturës së lartë, është një nga kontributet më të famshme të Rusisë në artin botëror, një vepër që përmban të gjithë patosin e thellësinë e kombit modern rus, dhe një histori e errët me një fund tragjik.
Por “Liqeni i Mjelmave” konsiderohet gjithashtu dhe si një çelës sekret për situatën e brendshme në Kremlin. Baleti me muzikën e Çajkovskit është përdorur shpesh nga media vendase edhe si shenjë e një krize, e madje edhe e një ndryshimi të lidershipit.
Kjo teknikë u përdor edhe në vitin 1991 kur komunistët u përpoqën të rrëzonin Mikhail Gorbaçovin. Liqeni i Mjellmave u transmetua për tre ditë rresht, ndërsa publiku priste lajme, transmeton TCH.
Në vitin 2011, kanali televiziv kombëtar rus Kultura shfaqi një ritransmetim të Liqenit të Mjellmave për të përkujtuar 20 vjetorin e tentativës së grushtit të shtetit.
Vitet e fundit, ukrainasit kanë përdorur gjithashtu simbolikën e Liqenit të Mjellmave për të komentuar ose spekuluar në heshtje mbi ngjarjet e Kremlinit.
Në vitin 2014, pak pasi Rusia aneksoi Krimenë, katër kërcimtarë të veshur si mjellma kaluan para tankeve në muzeun ushtarak të Odesës.
Një shfaqje e muajit të kaluar në TV Rain iu drejtua në mënyrë të ngjashme Putinit, duke përcjellë në të njëjtën kohë një demonstrim solidariteti me Ukrainën dhe një dëshirë ogurzezë vdekjeje.