Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma e shumeperfolur, ndryshimet kushtetuese, shoqeria shqiptare

Roland Luçi

Nderkohe qe aktoret politike me se fundi u zberthyen, u terhoqen duke lene bunkeret nga ku torpedonin njeri-tjetrin dhe me hir a pahir po hapin rrugen e miratimit te ndryshimeve ne sistemin e drejtesis dhe ne kushtetute, nje vale entuziazmi per rezultate spektakolare dhe katapultim imagjinar te Shqiperise ne eliten e vendeve europiane, perzier me shqetesime te ligjshme per tronditje te mundshme sociale ka perfshire rrethe te caktuara intelektuale shqiptare.
Te dy aspektet e mesiperme nuk do te rezultojne reale, asgje nuk ka per te ndodhur ne rrafsh shoqeror e kombetar, asnje turbullire, vetem pak pluhur mund te çohet. Ka per te pasur vetem nje perzierje te re te letrave te bixhozit politik ku rolin e “croupier”-it (atij qe drejton lojrat e kumarit) tashme e ka Rama edhe per disa kohe te mira, nderkohe qe forcave te deritanishme rivale politike do tu duhet te riformohen qe te jene ne gjendje ta konkurojne.
Nga ana tjeter eshte ndoshta momenti i rralle historik qe nje force hipotetike e re politike qe mund te krijohet, te kete shanse reale afatshkurtera per te ardhur ne pushtet.
Nga ana tjeter ata qe kane shpresuar e shpresojne qe me reformen e famshme do te arrihet ndonje fare rezultati real, perveçse krijimin e nje blloku oligarkik te ri politiko-financiar po u godit ky i deritanishmi, ata do te duhet te perjetojne zhgenjimin e madh te radhes: Shqiperia keshtu do te mbese dhe ne nje te ardhme afatmesme.

Please follow and like us: