Albspirit

Media/News/Publishing

Ndocaj nis mbledhjen e firmave për largimin e Metës dhe LSI nga koalicioni qeverisës

Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se duke filluar nga sot, ai do të nisë iniciativën e mbledhjes së firmave brenda Grupit Parlamentar të PS për të larguar Ilir Metën dhe LSI-në nga koalicioni i qeverisës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj e konsideron Metën puçist, ndërsa shton se Meta iu ka hequr mundësinë për t’a çuar para gjykatës. “Ilir Meta na ka bërë një nder të madh! Ai na ka heq mundësi me e çuar para gjykatës, sepse ka shpreh vetë vullnetin e tij për të shkuar në burg. Ky është rasti i parë në politikën shqiptare, që një politikan e dënon veten për veprat që ka bërë. Ilir Meta na ka bërë një nder të madh, sepse po largohet vetë nga koalicioni pa na detyruar ne që të braktisim. Ilir Meta kërkon një qeveri teknike dhe kjo është arsye që ai kërkon t’i jap vetës kohë për tu mbrojtur e për të shpëtuar nga burgu”, shkruan Ndocaj. Më tej ai thekson se PS i ka të gjitha numrat për të qeverisur deri në 2017, vitin kur vendi shkon në zgjedhje Parlamentar. “Partia Socialiste nuk do ja jap këtë kënaqësi Metës dhe askujt. Partia Socialiste i ka të gjitha numrat për të qeverisur deri në 2017, vitin kur vendi shkon në zgjedhje Parlamentar. Nga sot, Ilir Meta është larguar nga PS dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë socialistët, por është një lajm shumë i keq për të gjithë drejtorët dhe udhëheqësit e LSI, të cilët më në fund do të kenë mundësinë të dalin në opozitë e të mos vjedhin më e të mos zhvatin qytetarët! Qytetarët shqiptarë duhet të dalin në sheshe për të festuar largimin e kleptomanisë! Unë, ju bëj thirrje të gjithë deputetëve socialistë të dalim sa më shpejtë nga koalicioni! Madje, nga sot do të nis iniciativën e mbledhjes së firmave brenda Grupit Parlamentar të PS për të larguar Metën dhe LSI nga koalicioni i Qeverisë”, përfundon Ndocaj.

Please follow and like us: