Rinisin sulmet kundër IS-it nga Turqia
Koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.
Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grushshtet në Turqi, më 15 korrik.
Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë ripahur hapësirën ajrore për avionet ushtarakë të dielën.
“Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinisur”, tha Cook.
Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar SHBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islamik.
Please follow and like us: