Johnson takon sot homologët e BE-së
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, do të takojë sot në Bruksel, për herë të parë, homologët nga Bashkimi Evropian.
Johnson, i cili ka udhëhequr fushatën e Britanisë për dalje nga BE-ja, do të takojë edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.
Ministrat do të flasin për sulmet në Nicë të Francës dhe për grushtshtetin e dështuar në Turqi, por kanë thënë se nuk do të ketë bisedime formale për daljen e Britanisë nga BE-ja.
Johnson është emëruar ministër i Jashtëm në qeverinë e kryeministres së re britanike, Theresa May.
Please follow and like us: