Albspirit

Media/News/Publishing

Taksa për bajgat dhe gazrat e lopëve vë në alarm konspiracionistët gjermanë

Max von Elverfeldt, kryetar i “Familienbetriebe Land und Forst” (FABLF) akuzon autoritetet për arsyetime ideologjike dhe joshkencore. Ai tha për “BILD”: “Nëse Agjencia Federale e Mjedisit i demonizon lopët si dëmtuese të klimës, ajo nuk e meriton emrin e saj.

Blegtoria është një degë e rëndësishme e ekonomisë në Gjermani. Fermerët në Gjermani na ushqejnë me shekuj dhe gjithmonë kanë mbajtur bagëti qumështore. Lopët sigurojnë qumësht, mish dhe lëkurë, gjëra që na duhen dëshpërimisht”.

Më parë, fermerët e lirë në Gjermani e kishin kritikuar masivisht drejtuesin e Agjencisë Federale të Mjedisit. Siç është raportuar, kreu i këtij institucioni shtetëror, Messner, sugjeroi taksë CO₂ për pordhët e lopëve, duke e konsideruar si “një ide logjike”. I pranishëm në podcast-in “Jung & Naiv”, ai këmbënguli se bujqësia mund të detyrohet patjetër të paguajë taksë për emetimet e saj të CO₂.

Kreu i fermerëve, Elverfeldt, po akuzon tani drejtuesin e “FABLF” se është pjesë e një fushate ideologjike kundër fermerëve vendas. Sipas tij, ideologët e klimës duan të dëmtojnë rrënjësisht lopët dhe bujqësinë tradicionale:

“Lufta për klimën nuk duhet të bëhet në kurrizin e lopëve dhe fermerëve tanë qumështor. Lopa është një pasuri kulturore gjermane. Lopa iu përket pushimeve në mal dhe pushimeve në fshat si guackat në plazh”.

Elverfeldt vazhdon: “Ajo që kërkon kreu i Agjencisë Federale të Mjedisit është ideologji e pastër dhe nuk ka të bëjë fare me shkencën dhe mbrojtjen e klimës”. Në fakt, debati për mbrojtjen e klimës në Gjermani dhe BE ka ngjallur kundërshti të forta.

Kjo mund të shihet mbi të gjitha në masat e planifikuara dhe pjesërisht të implementuara tashmë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila dëshiron të vendosë dhjetë për qind të sipërfaqeve të punueshme dhe pyjore në Evropë nën mbrojtje të rreptë.

“Kjo do të thotë se rreth 3.5 milionë hektarë në mbarë vendin do të dilnin plotësisht jashtë përdorimit, diçka me pasoja shkatërruese, – vazhdoi kryetari i “FABLF”. – Politikanët heshtin për këtë. Ndalimi i plotë i përdorimit rrezikon 300.000 vende pune përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës së drurit, d.m.th. nga punëtorët e pyjeve deri te fabrikat e sharrave dhe industria e letrës”.

Ai paralajmëron: “Ndalimi i përdorimit vë në pikëpyetje furnizimin e pavarur me ushqim dhe dru. Sipas llogaritjeve shkencore, ne në Gjermani do të humbasim një kapacitet ruajtës prej 20 milionë tonë CO₂ në pyll, nëse zbatohen planet e BE-së, të cilat na duhen për të arritur objektivin 1.5 gradë deri në vitin 2050.

Kushdo që dëshiron të vendosë një taksë klimatike për pordhën dhe bajgën e lopëve, po takson vetë jetën. Ku duhet të përfundojë kjo çmenduri klimatike? Pra, çfarë është më pas në tryezë? Një taksë kundër aromës së pelenave të foshnjave apo një taksë e përgjithshme për ajrin e përdorur”?!

Lajmi ka tronditur mjaft konspiracionistët vendas, të cilët pritet të dalin me një qëndrim unifikues.

Please follow and like us: