“Wikileaks”: 100 mijë dokumente për grushtin e shtetit në Turqi
Me një postim pak çaste më parë të administratorëve të “Wikileaks” në “Twitter”, faqja më e madhe e rrjedhjes së informacioneve zyrtare në botë, paralajmëroi se do të publikojë 100 mijë dokumente sekrete në lidhje me tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi, por edhe mbi situatën e përgjithshme politike në vend.
“Përgatituni për betejë dhe ne jemi gati që të publikojmë më shumë 100 mijë dokumentua për strukturën politike në Turqi”, thuhej në cicërimën e “Wikileaks”, e cila e shoqëronte lajmin me një karikaturë të Erdoganit dhe një gazetari, të cilin e kërcënonte se do t’i vendoste prangat nëse ai do ta kritikonte.
Please follow and like us: