Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT E KOLEGJIT AAB FALË ERASMUS+ NDJEKIN SEMESTRIN VEROR NË POLONI

Në kuadër të programit për shkëmbimin e studentëve Erasmus+, studentë nga Kolegji AAB kanë vijuar semestrin veror në universitetin Lodz të Polonisë. Nga atje ata kanë ndarë përvojat e tyre, duke qenë falënderues për mundësinë e ofruar nga Kolegji AAB dhe programi Erasmus+.

Grupi i studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze nga Kolegji AAB, tashmë është ambientuar në një nga universitetet më të njohura në Poloni.

‘’Mundësia e shkëmbimit të studentëve, na ofron hapësirën që të tregojmë të gjitha mësimet dhe punën e palodhshme që stafi akademik i Kolegjit AAB ka bërë, duke na angazhuar e përgatitur për një eksperiencë të tillë. Ne jemi të gjithë falënderues, kjo do të jetë një shtysë e madhe në aspektin profesional e akademik’’, u shprehën studentët.

Kolegji AAB, në kuadër të programit Erasmus+, ka shkëmbyer vazhdimisht studentë në mënyrë që secili nga ta të ndaj përvojat me të tjerët, të jetë pjesë e shoqërisë duke u integruar bashkë me gjithë njohuritë që ata marrin gjatë studimeve.

Please follow and like us: